A e dini se : 10 - 20

Përgatitur nga Muhamed Jonuzi - Sllatinë


 
Shkencëtarët britanez kanë llogaritur se macat , të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minjë dhe 20 milion zogj të vegjël.
 
Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.
 
Në janar të vitit 1978 në mishtoren "la Ron" në Misuri të SHBA-ve është prodhuar suxhuku me gjatësi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg.
 
Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para pak kohe fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjvetë nbajtur në Stamboll.
 
Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe.Pesha e saj është 51,80 kg.
 
Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.
 
Braziliani Edson Donasimento Pele,konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.Në 1254 ndeshje futbollisike ai shënoi 1216 gola.
 
Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako".Madhësia e fushës është 241,5x35.42 km2.
 
Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsejt 72 shkronja.
 
Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.