Poezi nga Salajdin Salihu

TË KTHEHESH PATJETËR

Ti ke ikur unë jam ende këtu
I kryqëzuar në secilën ditë
Në këtë vend të harruar nga djajtë dhe zotrat
Gjithçka përbrenda meje rrënohet
Gjithçka përbrenda meje pushtohet
Zhurrmon qenia ime
E thellë sa heshtja jote
Ti duhet të vish patjetër
Të qetësosh trazirat brenda meje, e dashur...

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001