Poezi nga Salajdin Salihu

VARIANTE SA PËR TA KALUAR NJË NATË PA TY

Në atdheun tënd të çmendur
Nuk arrijnë klithjet e natës së errët
Të çarë nga parandjenjat e kobshme
Po këndoj Bona ime, po shkruaj
Sa për ta kaluar një natë pa ty
Frymëzimi do të prehet në korpë
I djegur nga zhgënjimi...
i vetëm tretem pres dënes s'jepem
tretem pres dënes s'jepem i vetëm
pres dënes s'jepem i vetëm tretem
dënes s'jepem i vetëm tretem pres
s'jepem i vetëm tretem pres dënes
mbi qerpik më varet pagjumësia
më thuaj
më thuaj
e dashur
ku t'i adresoj klithjet
e mia....

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001