Poezi nga Salajdin Salihu

POEMA

Je një poemë e gjatë
Të lexoj me heshtje
Më e bukura se çdo poemë e antologjive botërore
Plot metafora të padeshifruara
Si hieroglife
Të ndjej po s'mund të të rrëfej
Pa fund e fillim si universi
Frymon dashuria
Përkulet vdekja
Ti je poemë e gjatë
Të lexoj në heshtje
Me gjuhë gishtërinj puthje prekje...
***
heshtja jote hieroglif i koklavitur
i pakuptueshëm telefoni im i vdekur skaj dritares
një mesazh të heshtur a do ta mbart
një alo që do të kthente paqën në këtë dhomë...

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001