Poezi nga Salajdin Salihu
JI PRANË MEJE
Se akulli i netëve m'i ngrin gëzimet
Klithje vizatohen në qelqin e jetës
Ji pranë meje dhe më ndih
M'i puth sytë e enjtur nga pagjumësia
Më zgjo e dashur nga vdekja, siç thua, s'të ngjan...
Dhe përsërite:
"Le të rrojë dashuria
Jemi udhëtar të përhershëm
Në këtë botë ngelim përkohësisht
Vështirë është të jetosh
E lehtë është të vdesësh"
***
Udha ku ecje dikur
Shtrihet para meje
Si klithje e gjatë...
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


