Poezi nga Salajdin Salihu
E FSHEHUR NË VARGJE
Në dritaren e nxirë të jetës u shfaqe befas
Si fantazmë që kërkon shpagim
Me petkun e muzgut mbështjellur
Theve gjithë drynjtë e harrimit
Të ma kujtosh se nëse mund të të braktis
Hijet dot s'i vras
Pastaj heshtja foli:
E fshehur kam qenë në vargje
Kaq kopileshë je, s'e kam ditur
Lumenjt e frikës tërbohen në mua
Kam mundur të të gris në netët e gjata
Si një fletë ku kam shkruar vargje të pakuptimta.
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


