Poezi nga Salajdin Salihu
AQ SA PREKET E PUSHTOHET TYMI
I mbështjellë me heshtjen e kësaj mbrëmje
Këndoj një këngë për një vashë sy ulliri
Drini Zi i heshtur si mendimtar
Rrjedh mes për mes qytetit me shumë ura
Nga kutia e cigareve plot numra telefoni
Nxjerr një mikeshë dhe e thith dashurisht
Në tymin dredha - dredha shfaqet imazhi saj
Dua ta prek ta ndiej ta puth ta pushtoj...
E prek e ndiej e puth e pushtoj...
Aq sa preket ndjehet puthet pushtohet tymi...
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


