Poezi nga Salajdin Salihu
HELMI
Xhulieta i paska thënë Romeos
Në çastin kur po vdiste
Të gjithë helmin e ke pirë
Për mua s'ke lënë asnjë pikë
Puthmë mbase në buzët tua ende ka vdekje
S'di në ka qenë e marrë Xhulieta
Apo i marrë ish Shekspiri
Më ndih e dashur
Jepmë dhe atë pikë helmi që të ka mbetur
Në buzët tua
Dua të ndjehem i gjallë
Dua të ndjehem i gjallë
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


