Poezi nga Salajdin Salihu

IKJA NGA MËKATI ËSHTË GËNJESHTËR

Valët e Liqenit janë këngë të lashta
A i dëgjon e dashur
Lirës i bie dashuria
Besomë
Oj e bukura e Strigharit
Natën e shpikur për dehje që të pashë
Ah! Të lutem mos thuaj asgjë
Duhet të heshtim patjetër
Apo jo. Le të flasin trupat tanë të shtrirë në ekstazë
Shiko qiellin lutju si një ikone të mëkatarit
Uratat leri për një kohë tjetër,
janë marrëzi të klerikëve
Ruaju mallkimit të zemrës sate
Ikja jote s'është zgjidhje
As shpëtim nga gabimi që duhet bërë patjetër
Ikja nga mëkati është gënjeshtër
Mashtrim i bukur
E asgjë tjetër.
* * *
Vetëm një klithje është jeta, më tha
Pastaj u bë mjegull
Që atëherë dal të më lagë shiu...

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001