Poezi nga Salajdin Salihu
PEIZAZH
Ca dallgë të lehta derdhen mbi fletën e bardhë
Si vesë dashurie mbi petalet e jetës
Vasha freskon epshin në liqe
Një barkë kotet mbi syprinën e lëngshme
Ti nuk je në këtë panoramë ngjyrë ngazëllimi
Je diku afër
Aq afër sa nuk të shoh
Vetëm të ndjej
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


