Poezi nga Salajdin Salihu

STATUJA E ESENINIT

Pranë statujës shkëmbejmë puthje
Vargjet e tij i merr era e lehtë
Me shikimin e tij prej gipsi na miklon
Dhe sikur thotë:
Ah, të kthehesha edhe njëherë në jetë
Sërish do të doja vajzat
Sërish do të isha poet
Tani jam vetëm qenie prej gipsi
Një statujë që s'mund të flas përsëri
Po ju nuk m'i ndjeni dridhjet
Zjarrin për gratë nuk e shihni assesi
Ejani sërish këtu vajza
Gjithsesi...
Se vetëm për vajza unë kam lerë
Vajza që u vjel përjetësi...

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001