Poezi nga Salajdin Salihu
NË SYTË E SAJ MË E BUKUR JETA
Është e re
Në sytë e bukur ngjyrë ulliri
i shtegtojnë dëshira, iluzione
Më e bukur duket jeta ...
E dashura ime është jetë kur nuk më vret me fjalë.
Kur i buzëqesh ëmbël çdo mëngjesi
Kur zhvishet para meje si engjull.
Dhe klithjet mi vjel nga fundi i barkut.
Thjesht,
Kur kënaqet me ata pak gjëra që mund t'ia fal...
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


