Poezi nga Salajdin Salihu

JETO TRE DITË MË SHUMË SE UNË

Duhet të jetosh tre ditë më shumë se unë
T'mi arsyetosh të gjitha gabimet
T'i shtosh disa fusnota biografisë sime
T'i herrësh marrëzitë nga shkrimet e mia
Ti duhet të jetosh patjetër tre ditë më shumë se unë...
Kjo nuk është sentimentale
P.sh. një poezi adoleshenti
Që shkruan për fundin e jetës
Për ta mëshiruar ndenja e lënduar e një femre
Ti duhet të jetosh tre ditë më shumë se unë e dashur

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001