Poezi nga Salajdin Salihu

ÇDO DITË JAM MIRË

Fytyra të njëjta si dje
Të njëjta përshëndetje
Shkëmbej
Sharja më ngel në fyt
E përtyp që të gënjej
Çdo ditë jam mirë
Çdo ditë jeni mirë
Në mbrëmje kur do të kthej në dhomë
Lodhje do të ndjej
Lodhje të tmerrshme që më gryejnë
Edhe sot, si dje
Si Sizifi ditën e kam mbart në shpinë

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001