Poezi nga Salajdin Salihu

DITË TË LODHURA

Ditë të lodhura të zverdhura
Dihaten në krevatin e bezdisë
Si bolla të vrara nga zhgënjimi
Ditë të zhveshura
Si vjersha të një poeti meskin
Të gjata fjalët si funerale
Ditë të ftohta si kalldërmi
Ditë të zhveshura nga befasitë
Si gjethe të thara përplasen në qelqe
Puthjet miklimet dënesjet
Të mallkuara qofshin këto ditë
Që s'ka çka u komentohet
Ditë që harrohen shpejt
Si artikuj gazete

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001