Poezi nga Salajdin Salihu
LODHJE
Ndjehem i lodhur tmerrësisht i lodhur
Të lodhura janë ditët dhe netët të lodhura
Metaforat dihaten të zverdhura nga pagjumësia
Të lodhura janë vargjet sa të lodhura janë
Poezitë djersijnë
kundërmojnë erë lodhjeje
Të lodhura janë librat në sirtarë
Tmerrësisht të lodhura të këputura të molisura
Flasin përçart janë të pakuptueshme
Edhe kjo është lodhje e vizatuar
Në fletën e bardhë të marrëzisë
I lodhur ndjehem, tmerrësisht i lodhur
I lodhur si kurrë më parë
I lodhur nga lodhja e lodhur
I lodhur
17.05.98
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


