Poezi nga Salajdin Salihu
EGËRSI
"Sa më shumë që i njoh njerëzit,
aq më shumë i dua qentë"
(De Goli)
Janë egërsuar rrugët m'i kafshojnë hapat
Janë egërsuar shikimet fjalët mendimet
Fëmijët na vrasin me pafajësi
Janë egërsuar poetët metaforat vjershat
Janë egërsuar këngëtarët akordet
Vetëm kafshët janë të buta të habitura
Të frikësuara të ofenduara
Me emrat e tyre janë pagëzuar njerëzit
Njerëzit që hanë edhe atë pak buzëqeshje njerëzore
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


