Poezi nga Salajdin Salihu
DITA GDHIN YJET PËRHUMBEN
Dita gdhin yjet e kujtimeve përhumben
Në qiellin e madh të bezdisë
Mbi tavolinën ku është shtruar trishtimi
Mbështetet vetmia
Si plakë e pashpresë me vek zhgënjimi
Thurrë emblemën e humbjes a fitores
në flamurin e bardhë të ngushëllimit
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


