Poezi nga Salajdin Salihu

NATË E ÇMENDUR

Dua të t'i puth thimthat
Gjithë yjet të t'i shuaj me një puthje
Mbi trupin tënd të rëshqas si ngjalë
Kjo natë është e çmendur
Dritat e mosdurimit janë ndezur
Çdo ndjenjë pacifiste është shuar
Nga epshi kryengritës e rebel
E çmendur
Plot epsh
Kjo natë...

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001