Poezi nga Salajdin Salihu
EMRI
Dhe Feridi faqe ndërron
Dje shante sot lëvdon
Asgjë në këto vargje s'ndryshojmë
Veç emrit të Feridit me emrat tonë
Mbi çati sërish këndon gjeli
Cili Shën Pjetër Jezuin e vet mohon
Ndonjë fytyrë tani skuqet
Nën kapuçin e ndërgjegjes
Miza, miza, miza...
Mizori...
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


