Poezi nga Salajdin Salihu

TË NGREMË NGA NJË GOTË

Vjen mëngjesi
Me sy të enjtur nga pagjumësia
Babadimri i ka plot thasët
Të mbushur me iluzione
E kam fryrë këtë vit
Si tollumbace
Ka plasur marëzia
Të ngremë nga një gotë o njerëz
Të festojmë për sukseset e dështimeve tona
Të gënjesh apo të jesh i gënjyer
Kjo është çështja që kërkon përgjigje
Të parën s'ma lejon natyra ime
Prej engjulli
Të dytën s'ma lejon natyra ime kryeneqe
prej djalli...

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001