Poezi nga Salajdin Salihu

NË STACION

Shkojnë e vijnë njerëzit
Këtu më ke pritur
Këtu të pres tani
Mbi tela telefoni koten zogjtë
Mesazhe dashurie
Ankthe
Dënesje
E fjalë
U ngatërrohen nëpër këmbë
Jemi udhëtar të përhershëm
E në këtë botë jemi përkohësisht, e dashur
Në këtë botë të madhe sa trishtimi
Në këtë botë të vogël sa ngazëllimi
      Nëntor 1997

 

Lista e poezive

NGA I NJËJTI AUTOR:

"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996

"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998

"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999

"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000

"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001