Poezi nga Salajdin Salihu
NUK DO TA SHOH MË RREZEN
Në dritare përplaset vjeshta
Dita kriminele vret metafora
Të mbështjella çastet nga pikëllimi
Rrezen s'do t'a shoh më
Vogëlushen bjonde që shëtiste
Nëpër fëmijërinë e vet të përgjakur
Dhe kërkonte ëndrrën e bukur
Me krah fluture shtegton drejt një ishulli
Ku hyhet veç me pasaportë pafajësie
Rrezen nuk do ta shoh më
Vogëlushen bjonde
Që mbeti përherë fëmijë
Rrezen
Që shndërrit netët me dritë shprese
Netët e mbushura me ankthe pritjeje
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


