Poezi nga Salajdin Salihu
ME NJË PUTHJE MË ZGJON
Më zgjon me një puthje
Më sjell në këtë botë të madhe sa trishtimi
Ti dashuria ime
E freskët si mëngjesi i vesuar nga malli
Që më mbështjell
Më thua se dita e re çeli
Ashtu qoftë e dashur!
Ashtu qoftë e dashur!
Amin!
NGA I NJËJTI AUTOR:
"Vdes pas gjërave të imëta" (Poezi dhe tregime), "AZA - Sesoft" - Tetovë 1996
"Panteoni i utopisë" (Ese), Shkupi 1998
"Nata e parë e pushtimit" (Poezi dhe tregime), Klubi letrar 1999
"Gjurmë" (Ese), "Flaka" 2000
"Edhe ne dëshmojmë" (bashkëautor me Sh. Emërllahun dhe A. Selmanin, libër mbi masakrat në Kosovë), "Ditët e Naimit", 2001


