Historik i shkurter i fshatit Sllatine
Nga Lulzim IDRIZI
Dhjetëvjeçari i parë i shekullit njëzet
është ndër me te bujshmit në historinë e popullit shqiptar. Janë vite
përpjekjesh e sakrificash për çlirim nga robëria pesëshekullore
osmane.
Këto vite karakterizohen me kryengritje të njëpasnjëshme, që
çuan deri te pavarësia e Shqipërisë, shpallur me 28 nëntor 1912, në
qytetin jugor - Vlorë. Si kudo në trojet etnike shqiptare, edhe Sllatina do të kalojë nëpër këto prerje historike, duke mos mbetur jashtë këtyre
rrjedhave.
Po cilat ishin këto ngjarje që kaloi ky fshat.
- Me 1905
ky fshat përjetoi golgotën e tij gjatë pushtimit serb, bullgar dhe atij
komunist. Ngjarjet në vazhdim bazohen në rrëfimet e Elmaz Misimit, i
lindur me 1912, në Sllatinë, tanimë i ndjerë.
- Pas shkatërrimit të
Republikës se Krushevës, ku morën pjesë dhe dhanë kontributin e tyre edhe
shqiptarët, shumë çeta komitësh maqedonas u shpërndanë. Kështu që një grup
i tyre në vigjilje të festës së “bogorojcës” siç e quajmë ne do të niset
për në manastirin e Leshkës, i cili mendohet të ketë qenë vendstrehim i
tyre. Rruga do ti çojë nëpër fushat e Sllatinës konkretisht do të kalojnë
te vendi i quajtur “Kalinova” ku e kishin koliben vëllezërit Jakupi dhe
Pajaziti, të cilët e ruanin bostanin e vet. Kur i vërejnë komitët mendojnë
se ata janë ushtarë të rastit dhe si shqiptarë mendojnë ti gostisin me
shalqi dhe njëri prej tyre u del përpara dhe u ofron shalqi. Por Pajaziti
kur i vëren ata se ishin te armatosur nguron pak, por përsëri u afrohet
atyre. Ata duke menduar se Pajaziti do ti tregojë pushtetit te atëhershëm
turk vendosin ta vrasin.
Bisedën e zhvillojnë në gjuhen vllehe, të cilën e
kuptonte Pajaziti, të cilën e kishte mësuar gjatë qëndrimit te tij ne
mërgim, në Rumani. Duke e ndjerë rrezikun i cili u kanosej ai kishte
paralajmëruar vëllain e vet Jakupin që ishte në kolibe dhe aty fillonte
beteja. Jakupi vritet në vend, kurse Pajaziti plagoset për vdekje i cili
vdes në shtëpi, dhe komitet ne fillim strehohen ne manastirin e Leshkës. Me
të kuptuar lajmin për vrasjen e Pajazitit dhe Jakupit, i tërë fshati
ngrihet në këmbë dhe e rrethojnë manastirin e Leshkës duke kërkuar nga
eprorët e manastirit që t’ua dorëzojnë kryerësit e vrasjes. Por fatkeqësisht
komitët do të strehohen ne jatakun e tyre në Sllatinë. E gjithë kjo do të
kaloj pa asnjë pasojë për popullatën sllave dhe vetëm me ndërhyrjen e
autoriteteve te larta turke sllatinasit do te tërhiqen. Këtu duhet
theksuar se popullata e kësaj treve tregoi një solidaritet te madh me
sllatinasit, pasi ne rrethim morën pjesë edhe shumë bashkëkombës nga
fshatrat përreth,por edhe nga Tetova. Kjo ngjarje do të jetë si uverture
për ndjekjen dhe persekutimin e popullatës së Sllatinës.
-Gjat luftrave
ballkanike dhe luftes se pare botrore shume ngjarje do te behen mbi
shpinen e populates se Sllatines. Ngjarja qe duhet shenuar gjate kesaj
kohe ishte ajo e betejes se zhvilluar ne fshatin tone ne mes nje pararoje
Bullgare dhe ushtrise Serbe,e cila zhvillohet tek varezat e Sllatines te
vendi i quajtur TE LUGJI.


