Motivet e përshkrimit versus formimi dhe funksionimi i OJQ”Milenium”

Për Europën jug-lindore fillimi i dekadës së fundit të shekullit 20 paraqet një hap drejt transformimeve të sistemeve politike dhe shoqërore të shteteve të po këtij rajoni.

Sigurisht se këto transformime politike tërhoqën edhe një paralele tjetër transformimesh siç janë; transformimet kulturore, edukativo-arsimore, transformime në mënyrën e jetesës dhe në përgjithsi transformimet mbi botëkuptimet e ndryshme në kokën e njeriut të këtij rajoni mbi problemet që e tangonin atë.

Megjithatë, këto transformime siç duket po shkonin me një tempo shumë të ngadalsuar me ç’rast konfirmohej epiteti i vjetër i Ballkanit si Pandemoni dhe shoqëritë e këtij rajoni po tregonin rezerva të mëdha ndaj ndryshimeve që po ofronin shtetet e zvilluara, posaçërisht ato të SHBA-ve dhe ato të shteteve të Europës perëndimore.

Pasiqë këto shtete friksoheshin nga interesi që tregonin vendet më progresive (veçojmë shtetin dhe vendet e banuara me shqiptarë) dhe nga prezenca e tyre më aktive, atëherë ato vendosën që të gjejnë forma tjera me qëllim që të japin ndihmesën e tyre në aspekt të lehtësimit të transformimeve që i përmendëm më parë.

Një prej shumë formave të influencimit ishte edhe ndihmesa në formimin e Organizatave Jo Qeveritare si dhe finansimi i tyre nga qeveritë e shteteve përkatëse.

Këto organizata siç do të dëshmohet, do të jenë shumë të nevojshme dhe jetike për shoqërinë pasi shteti ende nuk mund të largohej nga shprehitë e sistemit totalitar, respektivisht mos të ndërhyjë në jetën e përditshme të njeriut.

Marrë parasysh tërë këto fakte, edhe OJQ”Milenium” është formuar me qëllime shumë fisnike, që me anë të projekteve të ofruara të realizojë programën e sajë e cila konsiston në promovimin, afirmimin dhe zhvillimin e shoqërisë multietnike dhe multikulturore, nismë kjo që do të ndikon në rritjen e vlerave njerëzore dhe në afirmimin e demokracisë dhe shoqërisë civile.

Fakti që kjo organizatë vepron në një zonë që ka qenë e kapluar nga konflikti, pra në Tetovë, dhe se i është dedikuar në përgjithsi shoqërisë civile dhe në veçanti moshës rinore, flet se kjo organizatë ka përballë sfida të mëdha posaçërisht kur dihet fakti se këto organizata zakonisht veprojnë në baza financimesh të huaja. Pra, çdo projekt i përgaditur paraprakisht me temë problemet që e tangojnë shoqërinë civile, mvaret direkt nga Organizatat e huaja dhe po të mos gjendet ndonjë burim i tillë financiarë vështirë se do të realizohej qëllimi i përcaktuar paraprakisht.

Të dhënat themelore mbi OJQ”MILENIUM”

Në bazë të nenit 5, 20 dhe 76 të Ligjit për organizata qytetare dhe fondacione (Gazeta zyrtare e RM, nr.31 me datë 02.07.1998) dhe nenit 11 të Statutit të Organizatës, Kuvendi i Organizatës ka sjellur vendim për themelimin e Statutit dhe rregullave të përgjithshme të organizatës.

OJQ ”Milenium” është themeluar më 14 shkurt 2002 me seli në Sllatinë por që vepron në tërë rajonin e Tetovës.

Organet kryesore të organizatës janë:

  • Kuvendi i shoqatës – i përbërë nga 19 antarë
  • Këshilli ekzekutiv – i përbërë prej 5 antarëve
  • Këshilli mbykqyrës – i përbërë prej 3 antarëve
  • Organizata gjithashtu ka 1 kryetarë , 2 nënkryetarë dhe 1 sekretarë.
  • Të gjithë fuksionet e këtyre organeve janë të përcaktuara paraprakisht me statut.

Kuvendi i shoqatës është i përbërë nga 19 antarë të nacionaliteteve të ndryshme dhe nga e gjithë antarësia pasi paraqet organin më të lartë të Organizatës. Ai e miraton Statutin dhe Programën e Organizatës, miraton llogaritë përfundimtare , vendos në formimin dhe ndërprerjen e degëve apo formave të ndryshme të organizimit të Organizatës etj.

Këshilli ekzekutiv i përbërë prej 5 antarëve ka këto obligime dhe detyra: të pregatis statutin dhe vendimet tjera që duhet ti sjell Kuvendi, menaxhon me politikën, vendimet dhe përfundimet e marra në Kuvend, cakton koordinatorë të grupeve punuese, cakton programën vjetore etj.

Këshilli mbikqyrës 3 antarësh ka për detyrë ta zbatoj politikën e organizatës, i thir mbledhjet e Kuvendit dhe Këshillit Ekzekutiv, propozon programe punuese etj.

Së fundi, si reprezentues i organizatës miret Kryetari i cili ne rast mungese zëvendësohet nga Sekretari general i cili autorizohet nga Kuvendi.

Roli shoqëror i Organizatës

OJQ” MILENIUM" paraqet një organizatë apolitike dhe jopartiake dhe si e tillë është e formuar me anë të shoqërimit të lirë të qytetarëve. Në këtë kontekst ajo para vetes ka për detyrë që në rradhë të parë të arrij dhe zhvillojë intereset e shoqërise civile, pa marrë parasysh dallimet etnike apo konfesionale. Ajo paraqet një organizatë joprofitabile me mundësi të veprimit individual apo kolektiv të organeve të saj.

Përmes projekteve, organizata mundohet të ndikojë në sfera të ndryshme të jetës. Së pari, ndikon në relaksimin e marrdhënieve ndëretnike, e cila ndikon direkt në përmirsimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Së dyti, lufton për barabarzi mes gjinive, gjegjësisht ngritjen e të drejtave të njeriut.

Organizata luan gjithashtu një rol edukativo-arsimorë përmes mbajtjes së kurseve të niveleve ndryshme të aftësive kompjuterike dhe gjuhësore, hapjen e internet kafes dhe me te njohjen e rinisë rurale shqiptare me mrekullinë e shek. 21- Interneti.

Përfundim

Ekzistimi i organizatave të këtilla është i një rëndësie vitale për popullsinë e këtij rajoni në veçanti dhe të shoqërisë civile në përgjithsi. Kjo organizatë e dëshmon këtë më së miri. Pra, përmes projekteve të veçanta ka tentuar vazhdimisht që të ndikojë në atë që na e njohim si promovim dhe afirmim të idesë së individit, me theks të vacantë në plasimin e ideve dhe botëkuptimeve të moderuara kulturore, edukative, arsimore, ekologjike dhe mbi të gjitha humane. Në veçanti, të kultivojë në mënyrë kreative lirinë njerëzore, dinjitetin dhe tolerancën si vlera sublime të një shoqërie të hapur dhe plurale.

Si konkluzion, OJQ”Milenium” ka luajtur një rol pozitiv në rajonin ku ajo vepron por, është çështje krejt tjetër sa dhe si e kanë pranuar popullata e asaj zone dhe sa ka qenë ajo e gatshme që të pranojë veprime shumë më pozitive dhe progresiste. Gjithashtu është çështje tjetër se sa kjo organizatë ka hasur në mirëkuptim tek fondacionet e huaja. Megjithatë, si përfundim do të citoja një fjalë të urtë popullore “ndihmo vetveten që të të ndihmojnë të tjerët.”

~ Por vallë sa ne jemi të gatshëm të ndihmojmë vetveten? ~


Blerim Jakupi